Kulturë

Izraeli fiton Eurovisionin

00:40 Izraeli me këngën “Toy” të Nettas është fitues i sivjetmë i Eurovisionit.

Netta fitoi garën evropiane me duelin e ngushtë me këngëtaren shqiptare Eleni Foureira, e cila përfaqësoi Qipron.

Izraeli tuboi 529 pikë ndërsa Qipro në fund kishte 436 pikë.


Finalja e Eurovisionit mbyllet me performancën e Ermal Metës

23:00 - Ermal Meta, shqiptari që po përfaqëson Italinë në Eurovision, mbylli finalen e kësaj gare me performancën e tij.

E parafundit në listën e performuesve ishte edhe Eleni Foureira, këngëtarja tjetër me prejardhje shqiptare që përfaqëson Qipron.

 


Eurovisioni reagon për “pushtimin” e skenës nga fansi

22:20- Unioni Evropian i Transmetimeve [EBU] dënon pushtimin e skenës që ndodhi derisa po performonte përfaqësuesja e Britanisë së Madhe.

Personi që është ngjitur në skenë është arrestuar nga policia, transmeton Koha.net.

“Këngëtares SuRie dhe ekipit të saj i është ofruar mundësia që të këndojë përsëri, por vendosi që të mos performonte pasi ishin krenar me paraqitjen e saj dhe nuk kanë pasur arsye që të performojnë përsëri”, thuhet në njoftimin e Eurovisionit.


Shikuesi “pushton” skenën e Eurovisionit

10:42 - Një pjesëmarrës në turmë i ka ikur sigurimit për t’u ngjitur në skenën e finales së Eurovisionit.

Ky shikuesi ndërpreu për pak qaste performancën e SuRie të Mbretërisë së Bashkuar me këngën “Storm”.


Eugent Bushpepa performon në finalen e Eurovisionit

22:10- Eugent Bushpepa me këngën “Mall” ka performuar në finalen e Eurovisionit.

Bushpepa ishte i dymbëdhjeti me radhë në listën e përfaqësuesve ndërsa ka mbetur të dalin në skenë edhe dy shqiptarët tjerë me dy shtete tjera, Ermal Meta me Italinë dhe Eleni Foureira me Qipron.

 


Fillon nata finale e Eurovisionit

Në mbrëmjen e sotme në Lisbonë, do të zbulohet se kush do jetë fituesi i festivalit evropian të këngës që njihet si Eurovision.

Janë gjithsej 26 vende që do të performojnë në finalen e madhe të Evrovizionit, i cili ka filluar para pak çastesh.

Ndërkohë, një emocion i rrallë pritet të përshkojë mbrëmjen e sotme shqiptarët anë e mbanë botës, pasi në skenë do të ngjiten tre shqiptarë, si rrallëherë më parë.

I pari nga tre shqiptarët që do të ngjitet në skenë është Eugent Bushpepa. Ai përfaqëson Shqipërinë në Eurovision dhe do të performojë i 12-ti në radhë me këngën “Mall”.

Pas tij, e 25-ta në radhë do të jetë këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron.

Ndërsa i fundit do të ngjitet në skenë shqiptari Ermal Meta, i cili përfaqëson Italinë së bashku me Fabrizio Moron, ndërsa do të mbyllë dhe garën.

Kjo bën që shqiptarët të kenë më shumë shpresa për të festuar mbrëmjen e sotme.