Kulturë

Piktorët holandezë në Paris

Ekspozita e piktorëve holandezë me vepra nga fundi i shekulli XVIII deri te fillimi i shekullit XX, po mbahet në të ashtuquajturin “Petit Palais” (Pallati i vogël, me 5.000 metra katrorë), ku gjendet Muzeu i arteve të bukura i Parisit, në afërsi të avenysë “Champs Elysées” (Fushat e Eluzeut). Ky muze u ndërtua në vitin 1900, me rastin e Ekspozitës universale.

Kjo ekspozitë, e hapur midis shkurtit dhe majit të këtij viti, përmban një përzgjedhje të pikturave të nëntë piktorëve të shquar holandezë, që kanë jetuar e vepruar një kohë në Paris: Vans Spaendonck, Ary Scheffer, Jonkind, Maris, Kaemmerer, Breitner, Van Gogh, Van Dongen dhe Mondrian.

E njëjta ekspozitë është mbajtur vitin e kaluar në Muzeun “Van Gogh” në Amsterdam. Këto dy ekspozita janë shoqëruar me botimin e një libri, në gjuhën holandeze vjet, e këtë vit në gjuhën franceze (i botuar nga “Musée des Beau-Arts”, Paris, 272 faqe) që përmban shqyrtime të pikturave të ekspozuara, në Amsterdam dhe në Paris, si dhe reproduksionet e këtyre veprave...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)