Kulturë

“Kur epshi kacafytet me ankthin koloristik” në kërkim të harmonisë

Bukuroshja Manon Lescaut – protagoniste kontroverse e romanit të shkrimtarit francez, Abbe Prevost, është pasqyruar në pikturën ku fuqishëm dominojnë dy ngjyra: e kuqja dhe e verdha. Pak larg saj, në një tjetër pikturë – të realizuar në teknikë të kombinuar, vaj, akrilik në pëlhurë – dallohet një portret i Mbretëreshës Teutë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbretëresha ilire është prezantuar në një formë jo fort të zakonshme: fytyra e saj është ngjyrosur me ngjyrë të kaltër.

Të dyja pikturat janë pjesë e ciklit “Portrete”, që bashkë me dy ciklet e tjera “Drurët” e “Kompozicione” përthekojnë një projekt artistik. Kuratori e ka titulluar “Kur epshi kacafytet me ankthin koloristik” përmbledhjen e pikturave të Klodian Vallës në ekspozitën e tij të parë personale...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)