Dhurata e “Kohës” bibliotekave: 70 tituj në 13 mijë ekzemplarë Foto: Koha

Dhurata e “Kohës” bibliotekave: 70 tituj në 13 mijë ekzemplarë

31 March 2017 19:23

Lexuesit e librit në të gjitha bibliotekat brenda dhe jashtë vendit do t’i kenë në duar titujt e botuar në pesë vjetët e fundit nga Botimet “Koha”, të cilat iu dhuruan bibliotekave. Pikërisht në 20-vjetorin e gazetës “Koha Ditore”, Grupi ‘Koha’ dhuroi 13 mijë ekzemplarë nga rreth 70 tituj të botuar në vitet e fundit.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka marrë përsipër t’i shpërndajë librat në të gjitha bibliotekat e vendit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes drejtuesve të dy institucioneve, u tha se ky është një lajm i mirë për dashamirët e librit. Ndërkaq, drejtoresha e grupit “Koha”, Flaka Surroi, tha se derisa ka lexues besnik dhe të devotshëm, do të dhurojë libra.

Surroi tha se jo vetëm Botimet Koha, por të gjitha shtëpitë botuese duhet të dhurojnë libra për bibliotekat. Edhe në vitin 2012, në përvjetorin e 15 të gazetës “Koha Ditore”, Botimet Koha iu dhuruan bibliotekave 30 mijë ekzemplarë me tituj të ndryshëm.


Dhurata e “Kohës” bibliotekave: 70 tituj në 13... by kohanet

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme