Kulturë

Afro 60 mijë euro nga rezerva shtetërore për Rezidencën e Rugovës

Qeveria e Kosovës ka hapur sërish kuletën e Fondit rezervë të shtetit për ta mbajtur “gjallë” Rezidencën e ish- presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në mbledhjen e së martës 57 mijë e 944 euro janë ndarë në mënyrë që të paguhen 11 punonjësit që me Marrëveshje për shërbime të veçanta punojnë në ndërtesën, në lagjen “Velania” në Prishtinë, e që një pjesë e saj prej prillit të vitit 2016 mbrohet me ligj si aset i trashëgimisë kulturore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo është hera e dytë që Qeveria nga rezerva shtetërore merr mjete për këtë Rezidencë. Në tetor të vitit të kaluar 27 mijë e 857 euro ishin ndarë me të njëjtit destinim sikurse të martën.

Veprimi i asaj kohe kishte funksionalizuar monumentin që për disa muaj kishte qëndruar i mbyllur. Dy ciceronë, dy mirëmbajtës dhe shtatë roja punojnë me marrëveshje për shërbime të veçanta në këtë monument.

Në mbledhjen e Qeverisë së të martës, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, e ka arsyetuar kërkesën për ndarjen e mjeteve në funksion të zbatimit të kornizës ligjore, Strategjisë kombëtare për trashëgimi kulturore, prioriteteve për funksionalizimin e aseteve me interes nacional dhe vlerave historike me të cilat karakterizohet monumenti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)