Organizatat e Kulturës në Prizren refuzojnë grantet nga Komuna

Organizatat e Kulturës në Prizren refuzojnë grantet nga Komuna

31 March 2017 17:25

Rrjeti i organizatave të Kulturës në Prizren me një deklaratë të përbashkët kanë vendosur të refuzojnë grantet e ofruara nga Komuna e këtij qyteti.

RROK-u ka thënë se shuma totale e këtyre granteve nuk është aq sa gjysma e mjeteve që Komuna ka shpenzuar, sipas tyre, për blerjen e veturave të reja, përveç shumave tejet të vogla për disa, një pjesë e organizatave dhe ngjarjeve kulturore as nuk janë në listën e granteve të komunës për sivjet.

“Për këtë arsye, ne organizatat e poshtë nënshkruara (anëtare të Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Prizren) e refuzojmë këtë formë të trajtimit nga ana e komunës. Nëse Komuna e Prizrenit përgjatë muajit prill nuk e rishqyrton formën dhe nivelin e përkrahjes për ngjarjet kulturore të Prizrenit, ne do të rimendojmë pozicionin tonë në raport me organizimet tona, duke mos e përjashtuar as mundësinë e anulimit të edicioneve të sivjetme”, thuhet në njoftimin e këtyre organizatave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme