Kulturë

Tringa Rexhepi në mjuziklin “Fiddler on the Roof” të Kanadasë

Janë duke u bërë përgatitjet për premierën e shfaqjes mjuzikël “Fiddler on the Roof” që është duke u realizuar me regji të Antonio Sarmiento dhe pritet të ngjitet në skenë më 29 maj të këtij viti.

Kjo premierë do të prezantohet në “The Port Hope Festival Thetare, kurse në këtë shfaqje do të prezantohet edhe këngëtarja shqiptare Tringa Rexhepi, shkruan KultPlus.

Për këtë shfaqje tashmë janë duke shkruar edhe mediet kanadeze që është bazuar në librin e Joseph Stein, kurse Tringa Rexhepi do të prezantohet në rolin e Hodel.

Tringa Rexhepi deri më tashti është prezantuar edhe në shumë performanca të tjera në Kanada, sikurse që është prezantuar edhe me një këngë në gjuhën shqipe.