Dy sopranot kosovare në garë për çmimin prestigjioz “Operalia”

Dy sopranot kosovare në garë për çmimin prestigjioz “Operalia”

08 May 2018 08:28

Dyshja e njohur e Kosovës në skenat operistike botërore vetëm sa e ka dëshmuar edhe një herë nivelin artistik.

Sopranot Elbenita Kajtazi e Marigona Qerkezi do të jenë pjesë e njërës prej garave prestigjioze në nivel ndërkombëtar. Ato janë zgjedhur në mesin e 40 artistëve që do të konkurrojnë në konkursin e famshëm operistik “Operalia” për çmimin me të njëjtin emër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Qerkezi e Kajtazi e kanë vlerësuar lart faktin se do të janë pjesë e garës së themeluar më 1993 nga legjenda e lirikës, Plácido Domingo. Çmimi synohet nga mbi 1 mijë veta nga të katër anët e botës. E më 2016 tenori kosovar Ramë Lahaj kishte fituar vendin e tretë.

Image

Një tjetër emër shqiptar qe nderuar me çmimin prestigjioz të operës. Në edicionin e parë të “Operalias”, çmimin e parë e kishte marrë sopranoja me nam botëror, Inva Mula.

Kajtazi e Qerkezi do të performojnë në Lisbonë të Portugalisë, në edicionin e sivjetmë që do të mbahet nga 27 gushti deri më 2 shtator në “Teatro Nacional de Sao Carlos”.

“Përzgjedhja ime është një hap tjetër i rëndësishëm i rrugëtimit tim si artiste. Do të paraqitem me pjesë që personifikojnë dhe identifikojnë personalitetin tim si artiste qoftë teknikisht ashtu edhe artistikisht. Janë akoma në proces pune”, ka thënë Kajtazi.

E Qerkezi ka thënë se është privilegj që të jetë e përzgjedhur për këtë garë të madhe. I është dashur të ndajë disa ditë nga shkaku i garës prestigjioze... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme