Regjisori vritet nga një gjirafë

Regjisori vritet nga një gjirafë

07 May 2018 13:40

Regjisori jugafrikan, Carlos Carvalho, ka humbur jetën gjatë xhirimeve të një emisioni në rezervatin e kafshëve të egra.

Shtëpia e filmit Callacrew njoftoi se Carvalo po xhironte një film në fermën Glen Afrik në veriperëndim të Johanesburgut, kur u bë "një takim fatal me një gjirafë", transmeton KosovaPress.

Mediat e Afrikës së Jugut raportojnë se Carvalo ishte pranë një gjirafe kur ajo e goditi me qafë dhe e mbyti.

Ai u dërgua në një spital në Johanesburg, ku edhe vdiq nga plagët e marra.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme