Haradinaj me një urim të veçantë për Nexhmije Pagarushën

Haradinaj me një urim të veçantë për Nexhmije Pagarushën

07 May 2018 12:38

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar këngëtaren, Nexhmije Pagarushën në 85 vjetorin e lindjes

Haradinaj ka shkruar se diva e këngës, Nexhmije Pagarusha, hyri në mbamendjen e të gjithë brezave, duke lidhur shekujt 20-21 përmes fijeve të arta të muzikës burimore shqiptare.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se ajo me “Bareshën” e famshme, dridhi zemrat e adhuruesve të këngës edhe jashtë gjeografisë shqiptare, kudo që u shfaq, duke u dhënë vulën e personalitetit lirik përlave të thesarit shqiptar.

“Urime për 85-vjetorin e lindjes “Bilbil i Kosovës”, urime dekorimi nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe faleminderit që i ke dhënë shumë shpirt e krenari këtij vendi”, ka shkruar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme