Kulturë

Presidenti Ilir Meta i shpreh admirimin Nexhmije Pagarushës në ditëlindjen e saj

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot në një takim të veçantë, këngëtaren e mirënjohur Nexhmije Pagarusha.

Ai i ka uruar ditëlindjen, legjendës së muzikës së Kosovës, duke shprehur admirim për zërin e saj.

Presidenti e cilëson si të papërsëritshme dhe mbretëreshë të këngës shqiptare.

“Pata sot privilegjin e veçantë t’i uroj ditëlindjen e jetë sa më të gjatë Mbretëreshës së këngës shqiptare. Admirim e mirënjohje të thellë, për të gjitha emocionet dhe krenarinë që zëri i saj i ka dhuruar kombit në dekada. Gëzuar ditëlindjen, e papërsëritshmja, artistja jonë e madhe, Nexhmije Pagarusha!”, shkruan Meta, duke publikuar edhe fotografitë e takimit.