Kulturë

“Erdhlezeti” me muzikë të vjetër, jazz e hip-hop

Viteve të fundit është bërë zakon që festivali “Erdhlezeti” të hapet me muzikë tradicionale. Ata mund të mos jenë një prej përzgjedhjeve të duhura për një festival i cili mbahet në ambient të hapur, por “Ashikët e Gjakovës” sollën një performancë ndryshe.

Me këngë të vjetra qytetare të trevave të ndryshme shqiptare ata zunë vend brenda kafe-librarisë “Dit’ e ‘nat” dhe sollën një performancë interesante të të pranishmit, shkruan sot “Koha Ditore”. Qëllimi i “Erdhlezeti” me hapje të tillë të festivalit është pikërisht rikthimi i muzikës së vjetër.

Ky festival, tashmë tradicional këtë vit shënoi edicionin e tij të pestë. Mblodhi qindra qytetarë për të festuar “ardhjen e verës e ikjen e dimrit”, moto mbi të cilën edhe është themeluar kjo ngjarje. Përveç muzikës, festivali njihet për atmosferën festive që krijon në formë të “block-party” (festë e lagjes). Inspiruar nga Shën Gjergji, “Erdhlezeti” në esencë është festim i vlerave të ndërsjella kulturore të të gjithë kosovarëve.

Pas “Arshikëve të Gjakovës”, festivali vazhdoi me atë që u quajt “Erdhlezeti All Stars”. Për herë të parë muzikantë të njohur kosovarë janë bërë bashkë në një formacion të vetëm. Alban Nimani, Shpat Deda, Genc e Arbër Salihu, Art Lokaj e Fatjon Miftari janë vetëm disa prej emrave që janë pjesë e këtij formacioni. Ata sollën këngë të ndryshme të vetat apo “covera”. Si befasi për publikun erdhi edhe performanca e yjeve të hip-hopit në vend, Ledri Vula e Lumi B.

Bashkë me shiun përfundoi edhe performanca e tyre, për t’i lënë hapësirën bendit të radhës.

Mbrëmja u përmbyll me bendin hungarez “Besh o droM” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)