Kulturë

Muzikë në kohë tragjedie për anën tjetër të Holokaustit

Romakët e lashtë thoshin se kur dëgjohen armët, muzat heshtin. Projekti i Amit Weinerit, “Music in Times of Tragedy”, dëshmon se proverbi i vjetër është i gabuar.

Ky projekt ringjall uverturën e kompozitorëve hebrenj që kishin vdekur gjatë Holokaustit dhe dëshmon se pavarësisht mizorive që duhej t’i duronin të burgosurit nëpër geto e kampe përqendrimi, shpirtrat e tyre nuk ishin aq të lehtë për t’u thyer, siç do të mundë të shpresonin nazistët, shkruan Koha Ditore.

Weiner e pranon që ai personalisht ka investuar në këtë projekt dhe jo vetëm për shkak se ai vetë është kompozitor dhe pianist.

“Unë vij nga gjenerata e tretë e të mbijetuarve të Holokaustit”, kujton ai. “E gjithë familja e gjyshit tim, Israel Weiner, ishte vrarë. Prindërit e tij, motrat e vëllezërit, tezet dhe xhaxhallarët – të gjithë ishin shfarosur”, ka thënë ai, duke shtuar se Holokausti gjithmonë ka qenë subjekt të cilin kishte dashur të eksploronte në thellësi... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)