Lufta me inteligjencën artificiale

Lufta me inteligjencën artificiale

06 May 2018 14:46

Është vështirë të besohet që shkrimtari i njohur ndërkombëtarisht Frank Schätzing e kishte pasur fillimin e karrierës me romane me detektivë, që ngjarjet i zhvendosnin në shtëpinë e tij në Cologne.

Romani i tij më i ri, “The Tyranny of the Butterfly” (Tirania e fluturës), ka dalë në shitje prej 24 prillit në Gjermani, dhe ngjarjen e shtjellon në Californi. Protagonisti i romanit, zëvendëssherifi Luther Opoku, përballet me një kundërshtar të pazakonshëm dhe të çorientuar: inteligjencën artificiale.

Schätzing, i cili kishte studiuar për komunikim dhe kishte punuar si daktilograf në një kompani reklamash, kishte nisur karrierën si shkrimtar më 1995, kur debutoi me romanin triler për një ngjarje nga mesjeta të titulluar “Death and the Devil” (Vdekja dhe djalli).

Rrëfimi i zhvendosur në vitin 1206 shtjellon një krim që ndodh në qytetin e lindjes së tij, Cologne, dhe mjeshtërisht i kombinon faktet historike të një komploti vrasjeje. Në këtë roman protagonistët mishërohen me paragjykimet e Rhinelandit – sharmant, por, megjithatë, edhe dinak e i tmerrshëm... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme