“Mid’hat Frashëri - Vepra të zgjedhura” si rizbulim i figurës poliedrike

“Mid’hat Frashëri - Vepra të zgjedhura” si rizbulim i figurës poliedrike

05 May 2018 10:01

Shkrime të publikuara e të papublikuara të intelektualit e veprimtarit shqiptar, Mid’hat Frashëri, janë përmbledhur në dy vëllime. Në promovimin e “Mid’hat Frashëri - Vepra të zgjedhura”, të premten, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, studiues të albanologjisë e historianë kanë ardhur në përfundim se veprat janë një pasuri për albanologjinë shqiptare.

Botuar nga instituti i studimeve historike “Lumo Skëndo” në Tiranë, në këto dy vëllime − prej 13 veprash sa do të ketë kompleti që përthekon krijimtarinë e tij dhe të cilit i shtohet edhe ai i 14-ti me bibliografinë − gjenden pikëpamjet e Frashërit për raportet shqiptare me botën, kundërshtimet që ua kishte bërë politikave të Perandorisë Osmane në raport me shqiptarët e qasja e tij kulturore sa i përket orientimit të popullit ballkanik që për dallim nga të tjerët nuk i lejoheshin shkollat në gjuhën shqipe.

Drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Hysen Matoshi, ka thënë se me këto vëllime, gati 70 vjet pas vdekjes, Frashëri vjen me idetë e tij, me trashëgiminë shkrimore, në një format të ri, të plotë e funksional si “një dëshmi e rrojtjes së tij shpirtërore dhe si një vlerë e jona kombëtare”.

Drejtori i Institutit për Studime të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, shkrimtari Agron Tufa, ka thënë se shkrimet mbi kulturën dhe artin janë një pjesë e pandashme e shqetësimit të thellë dhe të vazhdueshëm të Mid’hat Frashërit.

Shefi i Degës së Historisë në IAP, Memli Krasniqi, ka thënë se vepra përmbledh shkrime të shumta të publikuara në periudhën osmane e pasosmane, fjalime, raporte diplomatike të veprimtarit e diplomatit të familjes Frashëri.

Studiuesi Uran Butka, i cili ka përmbledhur shkrimet e Frashërit në këto vëllime me nga 700 faqe secili, ka thënë se bëhet fjalë për rikthimin e Frashërit në Kosovë.

I lindur më 25 mars 1880 në Janinë, Mid’hat Frashëri ishte i biri i Abdyl Frashërit (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme