Kulturë

Rreth 30 shkrimtarë, pjesë e festivalit të letërsisë “Polip”

Descriptive Text

Rreth tridhjetë shkrimtarë të njohur të letërsisë botërore kanë shprehur dëshirën të bëhen pjesë e edicionit të tetë të festivalit më të madh kushtuar artit të fjalës së shkruar në Kosovë.

Ata, brenda katër ditëve të festivalit, do të shkëpusin disa pjesë nga veprat e tyre për t’i lexuar para adhuruesve të prozës dhe poezisë, raporton emisioni Express në KTV.

Krahas prezantimeve të veprave letrare, këtë vit në fokusin e paneleve të diskutimeve, drejtuesit e festivalit bënë të ditur se do të debatohet rreth tentativës së shpalljes së Pavarësisë së Katalonjës dhe Kurdistanit.

Organizatorët tashmë kanë hapur një thirrje, me anë të së cilës ftojnë të interesuarit për t’u bërë anëtarë këtë edicion në “Polip”.

Edicioni më i ri i festivalit të letërsisë “Polip” do të mbahet nga data 18 deri më 21 maj, në Qendrën Kulturore “Multimedia”.