Kulturë

Një erë ndryshimi në kinematografinë iraniane

Descriptive Text

Teheran, 3 maj - Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Teheran është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kinematografisë në Lindjen e Mesme. Kohëve të fundit ai është hapur me më shumë filma ndërkombëtarë, regjisorë dhe mysafirë të tjerë të ftuar. Natyrisht liria e shprehjes mbetet e ndjeshme në Iran, me filma artistikë dhe dokumentarë që duhet të kalojnë nëpërmjet një procesi censurimi. Meqenëse ka punuar shumë filma për të kaluarën e vendit të tij nën udhëheqjen komuniste, regjisorit kamboxhian Rithy Panh i është kërkuar që të flasë për rëndësinë e lirisë duke shpalosur të kaluarën në vendin e tij.

“Është me rëndësi jetike të merret vesh e kaluara", ka thënë ai, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e Euronews. “Unë tashmë jam kamboxhian. Është e madhe si një fushë që do punuar, kështu që unë ua lë iranianëve të mendojnë për të reflektuar mbi historinë e tyre”, shtoi ai.

Mysafiri VIP, veterani amerikan i filmit Oliver Stone, foli për qëndrimin e fortë të Iranit ndaj regjisorit disident Jafar Panahi, i cili është ftuar në Festivalin e Filmit në Cannes, por e ka të ndaluar të shkojë.

"Ata (Irani) kanë probleme të ndryshme, nuk janë larguar nga asgjë, janë shumë realistë", ka thënë ai. "Unë e di që ka një regjisor filmi... dhe ai është në Festivalin e Filmit në Cannes, ata mund të mos e lënë atë të shkojë, por ai e bëri filmin dhe kjo është gjë e madhe. Ndoshta është më mirë për të që ia kanë ndaluar shkuarjen atje. E kuptoni atë që po them? ", ka shtuar ai.

Në Teheran, Stone i dha Çmimin për vepër jetësore Rithy Panhit.

Regjisori i nominuar për “Oscar” u nderua për karrierën e tij të gjatë kinematografike dhe që u përqendrua në çështjet humanitare. Çmimi është i rëndësishëm, sepse Panah ka shqyrtuar të kaluarën e vendit të tij në një mënyrë që një regjisor tjetër iranian nuk mund të bënte.

Çmimi për aktoren më të mirë e mori Mahoor Alvand, për rolin e një gruaje shumë më të vjetër se vetë ajo në filmin “Hattrick” të Ramtin Lavafipour.

“Ne kishim provime të ndryshme me regjisorin, duke lexuar tekstin dhe pastaj duke folur para tij” , ka thënë ajo. "Ne folëm për të gjitha detajet, për të kaluarën dhe për të ardhmen, dhe mendoj se historia që ata krijuan për mua më ndihmoi aq shumë për të fituar ndjenjën e duhur të rolit”, shtoi ajo.

Regjisorja Hanna Slak mori çmimin Aktori më i mirë në vend, të kroatit Leon Luçev, për rolin e tij ku portretizon një minator në filmin e saj slloven. “The Miner” ka të bëjë me një njeriun që zbulon mijëra njerëz të ekzekutuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në një minierë të braktisur. Punëdhënësi i tij e bën atë të qëndrojë i qetë.

Regjisori Milko Lazarov dhe producentja Veselka Kiryakova me “Aga” morën Çmimin për filmin më të mirë ku portretizohet një çift i moshuar që me gjithë sfidat i mbajnë gjallë traditat e tyre në Yakutia të Siberisë verilindore. Historia melankolike është vendosur në klimën më të ftohtë të hemisferës veriore, me një pamje që kamerat fiksojnë realitetin e tyre të ashpër dhe të akullt.

"Unë kam dashur ato lloj tregimesh në lidhje me veriun qëkur isha fëmijë. Ndoshta është e lidhur" shpjegoi Lazarov. “Dua të xhiroj atë lloj filmi të heshtur, si filma të ngadalshëm dhe ky është vendi i përsosur në Siberi”.

Për shumëkënd festivali që u mbajt prej 19 deri më 27 prill hap një kapitull të ri të kinematografisë në Iran.

"Ky festival ka të gjithë përbërësit e festivalit ndërkombëtar: një program shumë i pasur, shumë mysafirë ndërkombëtarë, ka një treg filmash, ka shumë punëtori", konkludoi korrespondenti e “Euronewsit”, Wolfgang Spindler. “Dhe fakti që Oliver Stone mund të marrë pjesë në festival, nëse e shikojmë si mundësi para 10 vjetëve, kjo thjesht nuk do të kishte qenë e mundur”, shtoi ai.