Kulturë

Sheshi ‘Skënderbej’ në Tiranë dje ishte shesh i muzikës shqiptare

Për Ditën e Punëtorit, Bashkia e Tiranës organizoi Sheshin ‘Skënderbej’ një koncert madhështorë në të cilin performuan këngëtarët më në emër të muzikës shqiptare.

Nën një atmosferë festive në skenën e ngritur në sheshin “Skënderbej” u ngjitën këngëtarët si, Ledri Vula, Arilena Ara, Alban Ramosaj, Argjentina Ramosaj, Yll Limani, Filloreta Raci dhe DJ ALDO.

Atmosfera e krijuar nga këngëtarët me ritmin e muzikës si dhe nga fansat e tyre ishte elektrizuese, duke e kthyer pasditen e 1 majit në një ditë festive dhe argëtimi për banorët e kryeqytetit.

{gallery}