Kulturë

TKK-ja ende pa konkurs, emëron ushtruesin e dytë të detyrës së drejtorit

Descriptive Text

Përderisa ende nuk ka afat se kur do të hapet konkursi për drejtor të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Milot Mustafa, udhëheqës i Divizionit për trashëgimi të luajtshme dhe shpirtërore, është caktuar ushtrues detyre i drejtorit në TKK, bën të ditur “Koha Ditore”.

Këtë vendim Këshilli Drejtues i TKK-së e ka marrë pak ditë pasi aktorja Kumrije Hoxha ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë në ditën e 16-të prillit. Ajo nuk i kishte bërë as dy javë në krye të TKK-së duke u tërhequr për arsye shëndetësore.

Ishte emëruar ushtruese e detyrës së drejtorit, pasi Këshilli Drejtues e kishte shkarkuar nga pozita e drejtorit regjisorin Agim Sopi në muajin mars. Sopi, i cili ka akuzuar anëtarët e KD-së si të dërguar politikë, ka bërë ankesë në Ministrinë e Kulturës.

Ka renditur një varg arsyesh që sipas tij do ta kthejnë në punë. Sopi ende nuk ka marrë përgjigje nga MKRS-ja. Kësisoj, prej 26 marsit kur u shkarkua Sopi, TKK-ja ka mbetur pa drejtor të përgjithshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)