Kulturë

“I Feel Pretty” thumbon standardet e bukurisë

Pjesa më radikale në komedinë e re me Amy Schumerin, “I Feel Pretty”, është një grua në të 30-at që ia ngul sytë vetes. Në kënd të ngushtë të kamerës fytyra e saj e mbush kornizën: pa ndriçim glamuroz, pa mollëza të bukura të trashëguara, nuk ka retushim modern për të mënjanuar rrudhat.

Është ajo që shumica e njerëzve shohin kur shikohen në pasqyrë, megjithatë Hollywoodi rrallë e pasqyron këtë pjesë, vetëm nëse personazhi është një aktore komike, përcjell Koha Ditore.

Personazhja Renee Bennett e Schumerit, një përfaqësuese e shërbimit online për një markë luksoze të grimit, është e fiksuar në bukuri. Ajo është besimtare e vërtetë, e cila kalon kohë duke pikturuar fytyra të ndryshme mbi fytyrën e saj.

“I Feel Pretty” nuk është film për shndërrimin e një personazhi prej të shëmtuarës në të bukur: që nga fillimi flokët e saj janë kaçurrela perfektë, veshjet e saj janë të zgjedhura me stil, në netët kur ajo kalon duke studiuar në “YouTube” videot për kozmetikë....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)