Kulturë

Shfaqja “Verteri” sonte premierë në Ferizaj

Descriptive Text

Shfaqja teatrore për të rinj, “Verteri”, e shkruar nga Johann Wolfgang Goethe, vjen sonte nga ora 20:00, premierë në teatrin “Adriana” të Ferizajt, nga regjisori gjerman Stefan Schletter.

Në shfaqje janë angazhuar aktorët Jajush Ramadani, Milot Salihu e Edona Berisha Bekteshi. Skenografinë dhe kostumet do t'i realizojë Nora Jentzsch. Ndërsa Kushtrim Shemsedini, do të jetë përgjegjës për muzikën.

Shfaqja realizohet si bashkëpunim teatror i teatrit “Adriana” nga Ferizaj, Qendrës Multimedia nga Prishtina dhe teatrit Pfalzbaubühnen nga Ludwigshafeni.

“Ne dëshironim të gjenim një temë univerzale që paraqet më shumë ngjashmëri se sa ndryshime në një botë të globalizuar. Dashuria është tema më universale që ne mundëm të gjenim për të rinjtë. Ajo është pa kufij dhe pa kohë”, ka thënë regjisori Schletter.

Regjisori gjerman, Stefan Schletter, ka një përvojë të gjatë në teatër për audiencë të re dhe teatër edukues. Përpos në Kosovë, shfaqja do të ipet edhe në Maqedoni, Gjermani e Shqipëri.