Kulturë

Rrëfimi origjinal i Visar Mulliqit vjen me kujtime shumëngjyrëshe

Prishtinë, 27 prill – Kujtimet e fëmijërisë piktori Visar Mulliqi i ka shumëngjyrëshe e pozitive. Janë peizazhet e vendit të tij që i kanë mbetur në memorie nga shëtitjet familjare nëpër Kosovë. Tani ato i ka rikrijuar në pëlhurë.

Kosova e Mulliqit është e bukur, ashtu sikurse pikturat e tij me shumë kolorit, stoike për nga format ka krijuar dhe të çrregullta sikur guximi i tij për të luajtur me kompozicionin. Sipërfaqja e pikturave paraqet një përzierje ngjyrash që shkrijnë kufizimet, e në qendër me hije abstrakte paraqiten kodrat, livadhet, lulet, kasollet e krejt çfarë kujton Mulliqi. Ky rrëfim për Kosovën përmes pikturave në një linjë eksperioniste bashkëkohore u shpalos të enjten në galerinë e Fakultetit të Arteve.

Rreth 30 sosh u kanë dhënë jetë mureve të bardha të dy dhomave të kësaj galerie. Ekspozita që titullohet “100% Original” e riktheu atë para publikut kosovar pas një pauze prej shtatë vjetësh. Herën e fundit që Mulliqi hapi ekspozitë në Prishtinë ishte viti 2011.

Kuratori i kësaj ekspozitë, artisti Zeni Ballazhi, e ka përshkruar atë si shpalosje e krijimtarisë së një artisti me vlera të mëdha dhe forma origjinale të shprehjes.

“Pikturat e Visar Mulliqit plotësojnë lidhshmërinë tek njëra-tjetra, sigurojnë një dimension ekspresionist, e që ngre shikueshmërinë dhe kënaqësinë tek publiku”, ka thënë Ballazhi ()gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

{gallery}