Kulturë

Shënohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale

Me 26 prill shënohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim promovimin e të drejtës së pronësisë intelektuale dhe mbrojtjen e kësaj pronësie.

Në Kosovë në nder të kësaj dite, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi nga ora 09:00 do të marrë pjesë në Konferencën Kombëtare “Të Drejtat Pronësore Intelektuale”.

Pronësia intelektuale që përfshinë pronësinë industriale dhe të drejtat e autorit, në Kosovë është e garantuar me ligj.

Ndërsa, që nga viti 2000 më 26 Prill të çdo viti të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kremtojnë Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, e cila organizohet nën juridiksionin e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (OBPI)