Kulturë

Komuna ende në kërkim të mënyrës së duhur për organizimin e “Zambakut të Prizrenit”

Autoritetet komunale të Prizrenit kanë bërë të ditur se janë në kërkim të mënyrës më të përshtatshme për organizimin e edicionit të 30-të të festivalit të këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tyre, janë duke u shqyrtuar mundësitë nëse mund të krijohet një këshill organizativ apo që organizimi t’i jepet ndonjë organizate joqeveritare dhe kësisoj të eliminohet praktika që ky aktivitet kulturor të realizohet me prokurim publik.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se ka takuar artistë dhe përfaqësues të organizatave në kërkim të një zgjidhjeje të duhur për organizimin e edicionit të sivjetmë të “Zambakut...”.

“Në buxhetin e Komunës së Prizrenit janë paraparë 30 mijë euro për organizimin e festivaleve ‘Zambaku i Prizrenit’, ‘Fluturat’ dhe ‘Rock live’.

Ai ka theksuar se në tavolinë janë dy opsione: që organizimi t’i jepet ndonjë organizate joqeveritare apo që sivjet të krijohet një këshill organizativ që merret me organizimin e këtij festivali, derisa Komuna në anën tjetër do t’i ekzekutonte pagesat, prej shpërblimeve e deri te ato operacionalet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)