Fotografi Myftiu rrëfen për të madhin Gjon Mili

Fotografi Myftiu rrëfen për të madhin Gjon Mili

22 prill 2018 20:42

Në rubrikën “Jeta në Objektiv” të emisionit “Jeta” të KTV-së, i ftuar ishte kuratori dhe fotografi Burim Myftiu.

Fotografitë e tij janë të llojeve të ndryshme, si konceptuale, “street photography”, etj. Mirëpo kësaj radhe Myftiu nuk dha ndonjë këshillë.

Ai kishte vendosur që të shpaloste disa informata nga jeta dhe puna e fotografit të mirënjohur shqiptaro-amerikan Gjon Mili.

Gjon Mili ndërroi jetë në vitin 1984. Ai ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mili ishte një artist i madh dhe ishte i rrethuar me yjet e mëdha të botës si Marlon Brando, Marilyn Monroe, Picaso, Sophia Loren, Ray Bolger, Bud Freeman, Igor Sravinsky, etj.

Myftiu, ndër të tjerash, përmend edhe monografinë e bërë nga Gjon Mili për Picason.

Pasi Gjon Mili, me prejardhje nga Korça, e njihte mirë dhe e kishte shok të mirë Picason, punët e tij i fotografonte kohë pas kohe dhe pastaj të gjitha ato i ka publikuar në një monografi dedikuar këtij piktorit të famshëm [Picason].

Për më tepër ndiqeni rrëfimin më poshtë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme