Kulturë

Reperi Lamar ia heq pluhurin “Pulitzerit”

Kanë kaluar 60 vjet prej lindjes së pop-muzikës moderne, periudhë në të cilën ajo e forcoi veten, bëri konfigurime të ndryshme si formë e pakontestueshme e artit.

Është e qartë se askush nuk e priste se një institut i respektueshëm si “Pulitzeri” do të fillonte të shpërndante çmimet për “Backstreet Boys” apo për Mötley Crüe, por është çudi kur asnjë pop-artist amerikan nuk e ka fituar çmimin në këta 70 vjetët e fundit, shkruan Koha Ditore.

I kanë dhënë “mirënjohje” Bob Dylanit në vitin 2008 dhe Hank Williamsit dy vjet më vonë – që i bie 57 vjet pas vdekjes së këngëtarit. Ama, vetë çmimi jepej vetëm për muzikën klasike.

Në historinë e tij ka pasur vetëm tre fitues të jazzit: Wynton Marsalis në vitin 1997, Ornette Coleman më 2006 dhe Henry Threadgill në vitin 2016... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)