Kulturë

Koreografja për të cilën baleti është frymëmarrje

Është rritur në një familje me traditë baleti. Gjyshja e saj ishte drejtoreshë e shkollës prestigjioze të baletit “Vaganova” në Shën Petersburg, emër ky që mban edhe Akademia e Baletit në këtë qytet të Rusisë.

Si balerinë Natalia Osipova u ngjit në skenat më prestigjioze të Rusisë e më gjerë. Ka një dekadë prej kur shtëpia e saj është bërë Lyoni i Francës. E deri më 2016, politika as që i ka interesuar, shkruan Koha Ditore.

“Jam marrë me vallëzim, kam shëtitur dhe nuk më ka interesuar gjë tjetër”, thotë ajo në tavolinën e mysafirëve në zyrën e drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj.

Por kur vitin e kaluar kishte vizituar për herë të parë Prishtinën, ishte takuar edhe me politikën. E politika dhe liria tashmë reflektojnë në veprat e koreografes së lindur më 1968 në Shën Petersburg, e cila pas karrierës së bujshme si balerinë, përvojën e mjeshtërinë e saj tash e përcjellë te gjeneratat e tjera... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)