Kulturë

Dëgjoni zërin e grave

Dr. Feride Rushiti është drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë në vitin 1997, dhe më pas specializimin në Degën Gastroenterologji. Është një nga aktivistet pioniere të të drejtave të njeriut në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Aktivitetin e saj human e filloi në vitet ‘90, ku si rezultat i luftës së vitit 1998-1999 dhe shkeljes sistematike të të drejtave të njeriut, më se gjysma e popullsisë së Kosovës ishte shpërngulur, kryesisht në Shqipëri.

Në atë kohë, ajo mobilizoi një ekip prej 45 profesionistësh shëndetësorë nga Kosova, me të vetmin qëllim: ofrimin e ndihmës mjekësore dhe psikologjike për të shpërngulurit.

Në tetor të vitit 1999, themeloi Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e cila ishte adresa e parë në ofrimin e shërbimeve rehabilituese, ndihmës mjekësore dhe psiko-sociale për të sapokthyerit e pasluftës, të mbijetuar të torturës dhe dhunës sistematike.

Rushiti është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Çmimi Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme ndahet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për gratë të cilat kanë dëshmuar lidership dhe guxim të jashtëzakonshëm në avokimin për paqe, drejtësi, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Ndihem jashtëzakonisht e nderuar që më është ndarë ky çmim. Shpreh mirënjohjen “në emër të mijëra grave të Kosovës – guximi, këmbëngulja dhe vendosmëria e të cilave bëri të mundur nderimin me këtë çmim” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)