Kulturë

Dardania në kohën e sundimit të perandorit August

Descriptive Text

Pas pushtimit perandori August ia kishte mundësuar një status të privilegjuar Dardanisë dhe ua kishte hapur rrugën dardanëve për inkuadrim në shoqërinë romake falë së cilës gjë mjaft dardanë gjatë periudhave të mëvonëshe kishin arritur pozita të larta në ushtri dhe në administratë shtetërore e madje disa nga ata e kishin arritur edhe pozitën e perandorit të Perandorisë Romake dhe kishin arritur t'ia ndërrojnë kahet e historisë romake e në këtë kontekst edhe të asaj botërore.

Në vitin 14 të erës sonë ishte krijuar provinca Mezia (Moesia) në kuadër të së cilës gjatë sundimit të Augustit Dardania kishte qenë regjion i cili kishte gëzuar status të veçantë, shkruan Naser Ferri, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Në vitin 86 të erës sonë perandori Domician (81-96) e kishte ndarë Mezinë në Mezi të Poshtme (Moesia Inferior) dhe Mezi të Epërme (Moesia Superior), në kuadër të së cilës kishin hyrë tokat dardane.

Lidhur me çështjen se kur kishte filluar Roma dislokimin e njësiteve ushtarake nga Maqedonia e pacifizuar (provincia inermis) dhe vendosjen e tyre në territorin e dardanëve dhe të fiseve të tjera deri në Danub, ka mendime të ndryshme sipas të cilave kjo gjë kishte ndodhur në vitin 27 para erës sonë, në vitin 12-11 para erës sonë, në vitin 1 të erës sonë, në vitin 9 apo në vitin 11 të erës sonë, që cilësohet si datë më e arsyeshme, meqë pas këtij viti nuk janë shënuar kryengritje të mëdha në Mezi. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)