Kulturë

A mund ta nxjerrim Kodrën nga kuadri i një tabloje?

Descriptive Text

Kodra ka vite që ka vdekur. Emri dhe arti i tij bënë histori: nga kodra e Ishmit ku u rrit jetim, pastaj përmes detit dhe bohemia e tij si artist në Itali. Shqipëri-Itali-Evropë…

Përveç disa studimeve të pakta mbi veprën e tij, padyshim një njohës i mirë i artit piktural do të na sillte refleksione të tjera dhe më të thella për veprën e tij, pasi piktura, siç dihet ka gjuhën e vet, ashtu siç e kanë të gjitha artet e tjera, apo siç ka gjuhën e vet dhe lëvizja e trupit, “fjalori” i një koreografi të vërtetë, shkruan Luan Rama në numri ne sotëm të Kohës Ditore.

Nganjëherë, vizionet e reja i kanë sjellë dhe shkrimtarët që e kanë dashur shumë pikturën, siç ishte André Malraux me “Le Musée imaginnaire” apo “Ecrits sur l’Art”; Louis Aragon me “Henri Matisse roman” apo “Ecrits sur l’art modern“, apo Paul Eluard me “Anthologie sur les écrits sue l’art”, pa përmendur këtu një nga kritikët e hershëm francezë, poetin e shquar Charles Baudelaire, i cili e shikonte pikturën ndryshe nga bashkëkohësit e vet.

Formatet e pikturës së Kodrës janë të formateve të zakonshme, në përgjithësi as shumë të mëdha dhe as shumë të vogla, e megjithatë, disa peizazhe me elemente të formave gjeometrike të frymëzojnë për t’i parë ato në dimensione të mëdha apo shumë të mëdha, duke marrë trajtën e pikturës monumentale. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)