Kulturë

Klina bëhet gati për Festivalin gjithëkombëtar “I këndojmë lirisë”

Descriptive Text

Klinë, 20 prill - Në Festivalin Folklorik gjithëkombëtar “I këndojmë lirisë”, që mbahet në Klinë më 6, 7 dhe 8 qershor do të marrin pjesë grupe artistike, rapsodë, valltarë e instrumentistë nga të gjitha trojet shqiptare, bëjnë të ditur organizatorët nga ky qytet.

Drejtori i Festivalit, Dibran Fylli, në mbledhjen e Drejtorisë së këtij manifestimi kulturor bëri të ditur se sivjet në festival do të marrin pjesë grupe artistike nga të gjitha trojet shqiptare, ndërsa seleksionimin do ta bëjë Drejtoria artistike në krye me Halit Gashin.

Në këtë mbledhje u zgjodhën bartësit e grupeve punuese. Sekretar i Festivalit u zgjodh Ramadan Selimi, kurse kryeredaktor i gazetës “Lyra” Enver Maloku. Aziz Desku, drejtor Komunal i Ekonomisë dhe i Financave, paraqiti aspektet dhe koston e shpenzimeve të Festivalit dhe procedurat e tenderimit.