Mbi 400 faqe dokumentim i krimeve serbe edhe në mjekësi

Mbi 400 faqe dokumentim i krimeve serbe edhe në mjekësi

18 prill 2018 12:17

Të dhënat për 780 pacientë shqiptarë, nga ta 207 gra dhe 573 meshkuj, janë përmbledhur në një libër. Nga ky numër 102 pacientë kishin vdekur gjatë trajtimit.

Ky është bilanci që ka nxjerrë në pah doktori Salih Krasniqi pas mbledhjes së fakteve për shqiptarët e trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë viteve 1998-1999, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të dhënat janë shpalosur të martën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”, kur Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës promovoi librin “Krimet dhe keqtrajtimet e pacientëve dhe personelit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë gjatë luftës në Kosovë 1998-1999”, autor i të cilit është Krasniqi.

Recensenti i librit, juristi Ismet Salihu, ka thënë se autori në libër flet me fakte dhe dokumente të pamohueshme për keqtrajtimet, torturat dhe vrasjet nga forcat serbe të pacientëve dhe mjekëve e personelit tjetër mjekësor.

Recensenti tjetër, Azem Hajdari, ka thënë se botimet janë mënyra më e mirë e ruajtjes së kujtesës historike dhe prezantimit të së vërtetës së Kosovës para bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, është shprehur se librin e ka lexuar me një frymë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme