Adelina Paloja e Jeta Çitaku sjellin magjinë e perlave të muzikës operistike

Adelina Paloja e Jeta Çitaku sjellin magjinë e perlave të muzikës operistike

18 prill 2018 11:19

Arie të operave të njohura botërore, nga kompozitorë të ndryshëm u kënduan në një mbrëmje të vetme. Sopranot Jeta Çitaku e Adelina Paloja ndanë skenën në koncertet gjysmërecitale.

Në program ishte e paraparë që atyre t’iu bashkëngjitet edhe tenori Liridon Sadriu, por për shkaqe shëndetësore ai nuk ka qenë i pranishëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Çitaku, po ashtu, ishte dashur që të përcillej nga Lirika Pula në piano, ndërsa Paloja nga Pranvera Hoxha. Por kjo e fundit mori barrën që të interpretojë tërë mbrëmjen.

E veshur me një fustan të gjelbër, me pamje elegante, Çitaku e para zuri vend në skenën e amfiteatrit të Bibliotekës Universitare në koncertin e organizuar në kuadër të festivalit “Chopin Piano Fest”. Çitaku për publikun kosovar solli këngën arbëreshe “Moj e bukura more”.

Paloja, nën përcjellje të Hoxhës në piano e nisi pjesën e saj të koncertit me arien “Ebben!Ne Andro Lotaba” nga opera “La Wally” të Catalanit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme