Kulturë

S’ka afat për rifillimin e restaurimit në “Eminxhik”

Fundi i shkurtit ishte parashikuar si koha për t’i rinisur punimet për konservimin e restaurimin e njërit objekt të kompleksit “Eminxhiku” në Prishtinë. Por një gjë e tillë nuk është bërë ende, shkruan sot “Koha Ditore”.

Madje nuk ka as afat se kur punëtorët do t’i kthehen shtëpisë që është “zhveshur” në të gjitha anët. Puna është ndërprerë tash gati katër muaj, shkruan sot “Koha Ditore”. Shkak del të jetë niveli i lartë i problemeve të evidentuara përgjatë punës për pastrimin e mureve dhe dyshemesë.

Tashmë duhet një projekt i ri për ndërhyrjet e ardhshme në ndërtesën e shekullit XIX, që njihet si shtëpia e familjes. Aktualisht vizitorët mund ta vizitojnë vetëm shtëpinë e zjarrit të shekullit XVIII - që është pjesë e Muzeut Enologjik krahas asaj që ka pamjen e një vendpunishteje të rrethuar me najlon - e për të cilën nuk është paraparë restaurimi pa u përfunduar ai që ka mbetur pezull.

Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skender Boshtrakaj, ka thënë se bëhet fjalë për të dhëna të reja, që kanë dalë gjatë punës dhe procesi është shndërruar në një ndërmarrje shumë më kapitale sesa që është parashikuar fillimisht... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)