Kulturë

Dyshja austriake zbërthen mjeshtërisht kryeveprat e Rachmaninoffit

Për shumëkënd, kompozitori e pianisti rus Sergei Rachmaninoff konsiderohet si lidhja e fundit midis muzikës së shekullit XIX dhe asaj moderne.

Veprat e tij hyjnë në mesin e më të njohurave në repertorin e romantizmit. Pikërisht veprat që kanë shënuar fillimin e karrierës së tij dhe ajo e fundit u interpretuan në Prishtinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pianistët austriakë Stefan Vladar dhe Magda Amara, në programin e tyre ndërthurën tri kryevepra të Rachmaninoff, në koncertin e së shtunës mbrëma në kuadër të edicionit të 9-të të festivalit “Chopin Piano Fest”.

Sollën vepra të kompozuara për dy piano. Posa zunë vend para instrumenteve të vendosura përballë krejt afër, i vendosën gishtat në taste dhe me shikim i dhanë njëri-tjetrit shenjë për t’ia nisur interpretimit që zgjati për më shumë se një orë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)