Kulturë

Regjisori që çoi në Hollywood frymën e rebelimit antisovjetik

Inspirimet hyjnore të çmendurisë - dykuptimësia e tyre, kreativiteti, mendja e shëndoshë dhe mbulesa e legjitimitetit që i jep mundësi të protestojë kundër shtypjes dhe keqtrajtimit të cilitdo nivel - ishin idetë të cilat i dhanë energji Milosh Formanit në krijimtarinë e tij madhështore.

Ai ka qenë emigrant çek, i cili solli shpirtin e rebelimit antisovjetik në Hollywood dhe bëri që strategjitë komike tinëzare dhe pasioni njerëzor të lulëzojnë në dhjetëra forma të ndryshme. Ai po ashtu u bë një prej shumë regjisorëve, vepra e të cilit kishte marrë formë duke punuar me skenaristin e mrekullueshëm Jean-Claude Carriere.

Forman ka qenë fitues senzacoinal i çmimit “Oscar” me filmin “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” (1975), ku luan Jack Nicholson në rolin e një hajduti hiperaktiv, i cili shtiret se është i çmendur për të marrë atë që mendon se është mundësi e lehtë në një objekt të psikiatrisë; dhe “Amadeus” (1984), miti për jetën, suksesin dhe telashet e Wolfgang Amadeus Mozartit, të rrëfyera nga Antonio Salieri, kompozitori bashkëkohor, i cili ka qenë tejet xheloz në talentin e Mozartit dhe i cili kishte thënë se e kishte vrarë atë.

Forman është nderuar për ringjalljen e dramës dhe performancave të yjeve prej një ansambli me role të vogla. Skena në çmendi, me gjithë farsën dhe mbikëqyrjen politike “foucauldiane”, u bë pika kryesore e filmave të tij, e cila doli në sipërfaqe edhe në filmin e fundit, “Goya’s Ghosts” në vitin 2006, ku luajnë Natalie Portman, Javier Bardem dhe Stellan Skarsgard.

Forman studio për skenar në Akademinë e Arteve Perfromuese në Pragë dhe suksesin e parë e arriti në vitin 1965 me “A Blonde in Love”, i cili, sikur shumica në kulturën perëndimore, u kategorizua në film romantik dhe erotik. Një grua e re e cila punon në fabrikë të këpucëve kalon një natë me një burrë, por kur vendos që të shpërngulet në një tjetër qytet bashkë me të pas takimit me prindërit e tij, e kupton se diçka nuk shkon.

Hiti i tij i radhës ishte satira sentimentale “The Firemen’s Ball” në vitin 1967, ku sjell një mbrëmje të mbledhjes së fondeve për shërbimin lokal të zjarrfikësve, në të cilin burokracia luan rol të madh. Ndërtesa në të vërtetë digjet gjatë natës që u dedikohet zjarrfikësve. Është komedi brilante dhe shtytëse. Por ky film ishte ndaluar nga autoritetet çeke si vepër paradoksale mbi kritikën e rëndësishme, të cilën e shpërfaq filmi. Pas kësaj, kur Praga u vërshua nga tanket, Forman e gjeti veten në New York.

Komedia e tij e vitit 1971, “Taking Off”, edhe një herë preku të njëjtën temë ku gjeneratat e vjetra dështojnë të kuptojnë fëmijët e tyre, por ishte filmi i vitit 1975, “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”, i cili e vendosi Formanin në një nivel tjetër. Ky film është bazuar në romanin e Ken Kesey, i cili tashmë ishte përshtatur në teatër me Kirk Douglasin në rolin kryesor. Me ndihmën e producentit të djalit të tij, Michael Douglas, Kirk ishte bindur që t’i lërë mundësi, asokohe aktorit të ri, Jack Nicholson nën drejtimin Forman, i cili me perfromancën e tij të zymtë në mesin e të çmendurve dhe njerëzve të tjerë, arrtit të dalë në pah. Ka qenë film brilant, megjithëse ndoshta jo tërësisht i kuptueshëm: Forman drejtoi një skenë të mrekullueshme ku infermierja e urryer, Ratched, zbulon se nuk drejtohet nga sadizmi por një lloj profesionalizmi i gabuar. Regjisori i përkëdhelur i Formanit, James Mangold i inspirua prej tij për filmin “Girl, Interrupted’, ku luajnë Winona Rider dhe Angelina Jolie.

“Hair” ka qenë filmi i radhës i Formanit, përshtatje në ekran e mjuziklit antiluftë i cili i ishte protestë e pranueshme për klasat e atyre që shkojnë në teatër. Ishte një tjetër shembull se si Forman kishte prirje për “zeitgeist” (shpirtin e kohës), dhe për kundërshti artistike, por mbase nuk e përafronte ndikimin që “Hair” kishte në skenë: vepër teatrale që në vete duket më e butë krahasuar me rock-legjendat e kohës. Por ky film ishte vepër shumë inteligjente dhe e rrjedhshme.

“Amadeus” ishte përshtatja tjetër e Formanit – dhe edhe një herë, aktori i cili ishte në rolin kryesor në skenë u desh të bindej që t’ia lëshonte rrugën dikujt tjetër në film. Bëhet fjalë për Simon Callow, i cili ndoshta meritonte një shans që të drejtohej nga Forman dhe është mëkat që performanca e tij nuk u përjetësua në ekran. Por Tom Hulce, me të qeshurën e tij të papritur dhe nervoze, ishte megjithatë përzgjedhje e suksesshme për rolin e Mozartit dhe F. Murray Abraham ishte i rebel si Salieri, dhe bindës sikur dikush që e shtyn fatin e tij drejt ferrit.

“Amadeus” është më pak i njohur se “Cuckoo’s Nest” në mesin e veprave të Formanit, por disi së bashku qëndrojnë më mirë. Dhe për të përdorur një fjalë të rëndomtë që zakonisht përdoret për vepra serioze, ishte “i jashtëzakonshëm”. Ishte ideal për vetë sofistikimin e Formanit dhe për përvojën e tij reale të të përjetuarit të artit dhe përballjen me autoritetet: se si agjencitë e shtetit, me gjithë pompozitetin, thonë se janë patronë dhe sponsorë të artit, por që krejt çka bëjnë është ta shpërndajnë fjalën e konformizmit për të asistuar në biznese dhe për të kontrolluar mendjet a zemrat e njerëzve, dhe duke vepruar kështu të krijojnë mediokritet të dëmshëm. Ndoshta Forman e ka parë batalionin e Salieris në Çekosllovaki dhe në tërë Evropën Perëndimore, pa miratimin e një regjimi të pashpirt në këmbim të dallimeve të vogla.

Në fund të karrierës, Forman realizoi filmin “Valmont”, përshtatje e romanit “Les Liaisons Dangereuses”, film i cili mbase ishte më pasionant dhe erotik sesa filmi “Dangerous Liaisons” i Stephen Frears i cili doli një vit më parë – por ky version shkëlqej mbi atë të Formanit, me performancat kolosale të Glenn Close dhe John Malkovich.

Forman i portretizoi edhe dy klasikë amerikanë: botuesin e revistës pornografike Larry Flynt dhe komedianin kult Andy Kaufman. Në “The People vs. Larry Flynt” (1996) impulsivi dhe ekstravaganti Woody Harrelson portretizon Flyntin, i cili bëhet figurë satirike në një poster që flet për lirinë e fjalës. Në “Man on Moon” (1999), Jim Carrey portretizon Kaufmanin si stand-up komedian. Forman asnjëherë nuk e zgjodhi problemin se si një film duhet të jetë qesharak, por ishte i mirë në përzgjedhjen e kastës dhe Forman kishte simpati për komedianët, dhe e vlerësonte atë si formë të guximshme artistike.

Forman ishte artist fascinues dhe triumfues i shekullit XX – karriera e tij ishte një përmbysje karnavalesh e tiranish.