Kulturë

Jehona e kryeveprës së pacifistit Benjamin Britten

Dy shpirtra takohen në ferr. Ata janë takuar edhe më parë – kur njëri e kishte vrarë tjetrin në llogor, jo nga urrejtja, por për shkak të rrethanave. Këtë rrëfim sjell një prej poemave të Wilfred Owenit. E shkruar në kohën e Luftës së Parë Botërore, fjalët e poetit anglez ishin një lloj dëshmie okulare.

“Tema ime është lufta dhe mëshira e luftës/poezia është në mëshirë”, shkruan Owen në vargjet e tija thellësisht të pikëllueshme. “Krejt çfarë mund të bëjë një poet sot është të paralajmërojë”.

Kompozitori britanik Benjamin Brittenit më vonë do t’i përfshinte këto fjalë në krye të partiturës së veprës së tij “War Requiem” op.66, që përfshin disa poema të Owen të gërshetuara në muzikë.

Në një prej librave me poezi të Owen, Britten nënvizon një paragraf që thotë: “Unë e kam ndjekur një dritë që asnjëherë nuk do të filtrohej në asnjërën dogmë të cilësdo kishe kombëtare, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Një prej urdhrave esencialë të Krishtit ishte: pasiviteti me çdo kusht! Vuani çnderimin dhe turpin, por asnjëherë mos iu dorëzo armëve. Le të ngacmojnë, le të përçmojnë, le të vrasin: por mos vrit”.

Owen vdiq në Francë më 1918 në moshën 25-vjeçare. Vdekja e pakuptimtë e këtij pacifisti ndodhi vetëm një javë para marrëveshjes së armëpushimit.

Britten, po ashtu pacifist, shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pak para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. Kur u rikthye në Britani më 1942, ai njihej si kundërshtues i ndërgjegjshëm për çështje morale.

Në një deklaratë para gjykimit, Britten kishte thënë: “Duke qenë se besoj që në secilin njeri është shpirti i zotit, nuk mund të shkatërrojë dhe ndjej që detyra ime nuk është të ndihmoj për të shkatërruar, për aq sa jam në gjendje, jetën njerëzore: megjithatë, fuqishëm mund të mos pajtohem me veprimet apo mendimet individuale”.

Britten dhe partneri i tij, tenori britanik Peter Pears, ishin ende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 14 nëntor të vitit 1940, natën kur Gjermania lansoi sulmet famëkeqe mbi qytetin anglez Coventry... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)