Kulturë

“A Quiet Place” për heshtjen si shpëtim

Descriptive Text

Nëse ndonjë film më ka prekur mendërisht dhe më ka bërë që të lëviz ngadalë, e në të njëjtën kohë të qëndroj i heshtur e në ankth, atëherë definitivisht ky është trileri brutal i shkruar nga specialistët e horrorit, Scott Beck dhe Bryan Woods, e nën regji të John Krainski, i cili e zhvilloi skenarin me ta dhe yllin e filmit, Emily Blunt.

Ngjarja është vendosur në një djerrinë post-apokaliptike. Por kjo nuk është vetëm dramë për të rritur, por po ashtu dramë për të gjithë, për një botë në të cilën pafajësia, fëmijëria dhe lumturia janë zhdukur nga faqja e dheut.

Aty ka ndodhur një lloj katastrofe ekologjike apo invazion dhe tani i gjithë njerëzimi - apo të gjithë në këtë pjesë të paqartë të Shteteve të Bashkuara - jetojnë nën frikën e grabitqarëve zvarranikë të cilët e kanë pushtuar tokën, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Ata janë të verbër, por shqisat e dëgjimit i kanë tejet të avancuara.

Kështu që derisa të mundë të ruhet heshtja tërë kohën, atëherë janë të sigurt. Por edhe zhurma më e vogël i sjell ata jashtë duke nuhatur ajrin sikur të ishin krijesat e tmerrshme të Ridley Scott në filmin “Alien”, “Trex” nga Steven Spielberg dhe “Child Catcher in Chitty Chitty Bang Bang” nga Robert Helpmann.

Krasinski dhe Blunt portretizojnë Lee dhe Evelyn, çift i cili tani drejton një fermë të vogël në periferi, derisa bën bastisje të rregullta nëpër qytezat e shkatërruara në kërkim të ushqimit dhe gjërave të tjera.

Më pas ne shohim skenat nga supermarketi i rrënuar dhe një lloj frike, pasi që shohim gjëra që mund t’i marrin vetëm nëse duan, por kujt i intereson që ligji konsumerist dhe rendi janë thyer tërësisht? Njëri prej fëmijëve dëshiron të marrë një lodër, por Lee i jep një shikim mosmiratues teksa ia merr prej dorës dhe ia heq bateritë që të mos bëjë zhurmë. Edhe ajo lodër në këtë rast konsiderohet e rrezikshme.

Djali i tyre, Marcus (Noah Jupe) dhe vajza Regan (Millicent Simmonds) adaptohen mirë në disiplinën e re të komunikimit pa zë e pa fjalë dhe krejt kjo për shkak se Regan ka probleme me dëgjimin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)