“Reseba: The Dark Wind” për terrorin e grave të dhunuara

“Reseba: The Dark Wind” për terrorin e grave të dhunuara

15 April 2018 17:06

Nën regji të filmbërësit kurd Hussein Hassan, filmi “Reseba: The Dark Wind”, tani është lansuar në kinematë e Gjermanisë.

Përshkruan se si një çift i ri yazidi në prag të martesës ndahet nga militantët e të ashtuquajturit “Shteti Islamik”, të cilët kryejnë masakra kundër minoritetit religjioz në rajonin Shingal në veri të Irakut.

Pasi që nusja Pero shitet për skllave, burri i saj Reko niset në kërkim të saj në Siri, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Teksa kthehen, çifti është i traumatizuar dhe has në vështirësi për t’u kthyer në komunitet.

Filmi, produksioni i përbashkët mes Iranit, Gjermanisë dhe Katarit ka shkaktuar stuhi gjatë premierës në “Duhok Internaional Film Festival” në Kurdistan, në shtatorin e vitit 2016.

Një pjesë e audiencës kishte reaguar me mëri kundër ngjarjes së filmit, i cili është fiksion, e që është inspiruar nga ngjarje të vërteta mbi gjenocidin kundër yazidëve në Sinjar, në veri të Irakut, pjesë e cila që nga viti 2014 kontrollohet nga ISIS-i.

Protestuesit janë ankuar se filmi ka keqinterpretuar trajtimin që yazidët u kanë bërë grave pas mizorive të ISIS-it, kritikë të cilën regjisori Hassan e ka hedhur poshtë duke thënë se përshtypja e shumë kritikëve është bazuar vetëm në trilerin e filmit.

Yazidis janë minoritet religjioz kurd, diku 1 milion individë që jetojnë në mbarë botën. Sipas “German Central Coucil of Yazidis”, rreth 750 mijë prej tyre jetojnë në veri të Irakut, me komunitete të tjera në Siri, Turqi dhe Iran.

Komuniteti yazidi po ashtu jeton në Armeni, Gjeorgji dhe Rusi, pas largimit të tyre nga Lindja e Mesme. Shumë turq, sirian dhe yazidi sot jetojnë në Evropën perëndimore, kryesisht në Gjermani. Yazidët janë monoteistë që besojnë në një zot të plotfuqishëm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme