Dekodimi i historisë së spiunazhit midis ShBA-së dhe Rusisë

Dekodimi i historisë së spiunazhit midis ShBA-së dhe Rusisë

15 April 2018 15:01

Teksa shkruan për ngjarjet dhe prapaskenat e rastit të spiunazhit të Julius dhe Ethel Rosenberg, Howard Blum, redaktor kontribuues i “Vanity Fair”, në shikim të parë duket se është duke përshkuar një territor që e njeh mirë. Por libri “In the Enemy’s House” nuk është një përpunim.

Përkundrazi, është rrëfim për dy burra që në parim ishin përgjegjës për gjetjen e Rosenberg: Robert Lampherein, agjent i inteligjencës në F.B.I. dhe Meredith Gardner, një prej personave më me përvojë dhe më i afti për dekodime, që punonte për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Blum ia del suksesshëm ta bëjë të kuptueshëm rrëfimin e vështirë sesi dekoduesit e kishin zbuluar një sistem të mesazheve të koduara sovjetike që u bënë të njohura si dosjet Venonas dhe filluan të lansohen më 1995, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ai, po ashtu, ia ka dalë të shkruajë një libër që nuk është vepër akademike (edhe pse përmban informata duke qenë se është shkruar nga një lexues i kujdesshëm i shumë vëllimeve akademike), por një triler me detektivë.

Lexuesi i këtij libri futet në mendjet e dy burrave, duke i shoqëruar ata gjatë përpjekjeve të tensionuara, por në fund të suksesshme, për të zbuluar një rrjet të madh sovjetik.

Blum e bazon librin e tij në vetë autobiografinë e Lamphere të shkruar më 1986, me titull “The FBI-KGB War: A Special Agent’s Story” që e kishte shkruar bashkë me Tom Shachtmanin, shoqëruar edhe me intervistat që Lamphere kishte realizuar me njerëz të tjerë, dhe po ashtu e bazon në shumë biseda me të afërm të Gardnerit, dosje të ndryshme të F.B.I-së dhe dokumente personale nga familjet e të dy burrave... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme