Ilustratori që ndjek imagjinatën

Ilustratori që ndjek imagjinatën

15 April 2018 11:19

Edvin Susuri është ilustrator që pëlqen të vizatojë bimë, përbindësh dhe portrete. Jeton në periferi të Prishtinës.

Kaq pak fjalë e përshkruajnë ilustratorin e ri në uebfaqen zyrtare. Në emër të fjalëve flasin veprat që ka publikuar aty, shkruan sot “Koha Ditore”. Ilustrime shumëngjyrëshe – bien në sy ngjyrat e ndezura me të cilat luan ai– përbëjnë portofolin e tij online.

Susuri, i cili ka studiuar dizajnin grafik në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndan rrëfimin e tij për t’u kthyer në kohën kur me orë të tëra do të qëndronte pranë televizorit, për të shikuar kanalin “Cartoon Network”.

Duke mos gjetur fort hapësirë për ta ekspozuar punën e tij, thotë se është përcaktuar që ilustrimet e veta t’i nxjerrë në publik duke shfrytëzuar mediet sociale. Ilustrimet e Susurit nuk është se bartin ndonjë mesazh të caktuar. Krejt tjetër është qëllimi i artistit të ri.

Image

Pikënisja nëpërmjet ekranit televiziv

Edvin Susuri u lind në Beograd, më 20 qershor të vitit 1993. Pas luftës familja e tij u shpërngul në Prishtinë, ku Edvini përfundoi shkollën fillore e të mesme dhe studimet universitare në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin e Arteve, në Degën e Dizajnit Grafik... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Lutfi17/04/2018 14:35

Me inspiron ky djali. Gjithmone kam deshiruar te behem ilustrator.

Shto koment

Të ngjashme