Përditshmëria shqiptare në sytë e udhëpërshkruesve

Përditshmëria shqiptare në sytë e udhëpërshkruesve

14 April 2018 15:01

Një ndodhi e vogël, krejt e papërfillshme, e majit të vitit 2011, do t’ia përcaktonte fushën e studimit studentit bachelor të historisë, tani studiues i saj.

Durim Abdullahu po shfletonte romanin “Kështjella e bardhë” të nobelistit turk, Orhan Pamuk, në njërën prej librarive të Prishtinës. Dhe krejt rastësisht, në sy i ra titulli i një vepre në tavolinën ngjitur në librari. Ishte një prej titujve të rinj, shkruan sot Koha Ditore.

“Mes tyre, lexoj: ‘Kujtimet e jetës sime në Shqipëri’, Maksimiliani i Parë. Habitem që vëllai i perandorit të Austro-Hungarisë, Franz Joseph, Arkiduka Ferdinand Maksimilian, që më pas do të bëhej edhe Perandor i Meksikës, kishte pasur një ‘jetë të tij në Shqipëri’!” – shkruan në hyrje të katalogut “Udhëpërshkrime shqiptare: Shqipëria dhe shqiptarët në veprat e udhëtarëve dhe misionarëve të huaj 1800-1945”, që u është shpërndarë të premten të pranishmëve në amfiteatrin e bibliotekës kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”, para hapjes së ekspozitës me të njëjtin titull të kuruar prej Abdullahut, asistent në Departamentin e Historisë në Fakultetin e Filozofisë së Universitetit të Prishtinës.

Në majin e vitit 2011, historiani i ri do ta linte “Kështjellën e bardhë” për “Kujtimet e jetës time në Shqipëri”, botuar më 1853 pas qëndrimit njëmujor nëpër Shqipëri të njërit prej anëtarëve të familjes perandorake austro-hungareze. Aty pasqyrohet jeta reale e Shqipërisë së atëhershme. Përditshmëria shqiptare.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme