Atdhetari i pathyeshëm për bashkim kombëtar

Atdhetari i pathyeshëm për bashkim kombëtar

14 April 2018 14:03

Luzhjanët e Gjakovës kanë histori të pasur për bashkimin kombëtar. Veçanërisht Haxhi Muderriz Murtezai e në vijim trashëgimtarët e tij janë shquar si luftëtarë të pareshtur të mendjes e të pushkës në shërbim të çështjes kombëtare. Haxhi Muderriz Murtezai (1868-1920) kreu studimet e larta teologjike (1874-1884) në Stamboll.

Aty njohu figura madhore të kombit si Sami Frashëri, Pashko Vasa, Hasan Tahsin, Sali Nivica, e të tjerë që drejtonin “Shoqërinë e të shtypurit shkronja shqip”(1879). Ai u bë zëdhënësi i kësaj shoqërie, prandaj, kur u kthye në Gjakovë, i shërbeu këtij ideali madhor të kombit shqiptar që synonte bashkimin e 4 vilajeteve shqiptare: Janinë, Manastir, Kosovë, Shkodër në një shtet shqiptar si edhe përhapjes së arsimit e të kulturës shqiptare, shkruan sot Ismet Balaj në Koha Ditore.

Në Gjakovë shërbeu edhe si imam e drejtor i Medresesë së Vogël për tridhjetë vjet. Për qëndrimin e tij atdhetar u burgos dy herë nga sulltan Abdyl Hamiti, (1900 dhe më 1909 në Kostamani e në Konja të Anadollit). Gjatë Luftës Ballkanike (1912-1913) u burgos e u internua bashkë me 1600 kryefamiljarë nga Gjakova dhe Rrafshi i Dukagjinit. Të gjithë u mbajtën si pengje nga ushtritë serbo-malazeze në Nikshiq të Malit të Zi. Ishte bashkëkohës dhe shok e mik i Bajram Currit. Pikërisht për këto qëndrime u vra më 1920 nga njerëz të paguar prej Serbisë.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme