Kulturë

Dyshja hollywoodiane do që Kosova të tërheqë kineastë botërorë

Historitë reale me kidnapime i kanë afërsisht të njëjta. Që të dy kanë pasur fatin të përjetojnë ngjarje të tilla në familjen e ngushtë. I bashkon edhe aktrimi e muzika. Robert Davi e Luke Goss nuk janë ndarë as gjatë vizitës në Prishtinë. Turit në Kosovë e Shqipëri ia kanë mësyrë me qëllim që ta promovojnë filmin me regji e skenar të Goss, “Your Move” (Lëvizja juaj). Kanë shkuar edhe përtej kësaj.

Kanë thënë se Kosova duhet të paraqesë potencial për kinematografë të botës. Të dy kanë thënë se do të donin të realizoni një film në shtetin e ri, që në krahasim me vendet e rajonit ka buxhetin me të ulët për kinematografi. Por aty kanë dhënë shembullin se buxheti përballë vullnetit jo çdo herë çon peshë, shkruan sot Koha Ditore.

E temë qendrore e filmit të pavarur të tyre është kidnapimi me të cilin janë përballur motrat e tyre. Ky rrëfim kishte qenë vendimtar që ata t’i hynin këtij projekti. Historinë prapa filmit e kanë zbardhur në një konferencë për media, të premten në mesditë. Në mbrëmje janë rikthyer në “Cineplexx” për gala-premierën e “Your Move”, por aty s’janë parë kineastë vendorë që të takohen me ta.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)