Tallja akademike me lexuesit dhe taksapaguesit

Tallja akademike me lexuesit dhe taksapaguesit

14 April 2018 03:01

Në vitin që lamë pas (2017), doli nga shtypi, në botim të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, libri me titull “Poetët akademikë”. Titull pak i çuditshëm, i pazakonshëm: “Poetët akademikë”! Se ç’përmban ky libër mësojmë nga nëntitulli i tij: “Antologji e poetëve anëtarë të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve”.

Në një shënim të vënë në frontespic (pas ballinës) thuhet se ky libër, sikurse edhe një libër tjetër, për të cilin do të themi ndonjë fjalë më poshtë, qenka fryt i një marrëveshjeje mes dy akademive: Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, që parashihka “veprimtari të përbashkëta shkencore”, shkruan sot Agim Vinca në Koha Ditore.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) duket se ka marrëdhënie të mira, madje shumë të mira, me Akademinë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve (AMSHA) dhe këtu s’ka asgjë të keqe, sepse askush nuk është kundër bashkëpunimit midis këtyre dy akademive, ASHAK-së dhe AMSHA-së, sikundër as kundër bashkëpunimit me institucionet e tjera të ngjashme në rajon. Mirëpo, ja që dardha, si thuhet, e ka bishtin mbrapa.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme