Kulturë

Funksioni social i sportit dhe çështja e lirisë në shoqëritë moderne

Organizimi i shoqërive perëndimore në periudhën e modernitetit karakterizohet me tendosje sociale dhe konflikte që ishin të reja për marrëdhëniet e deriatëhershme shoqërore.

Ky ashpërsim i kontradiktave shoqërore vjen si pasojë e përshpejtimit të dinamikave dhe ndryshimeve sociale, të cilat prireshin kryesisht drejt promovimit të aspekteve të lirisë kolektive dhe individuale, e që në fillet e këtij antagonizmi ishin kryesisht kundërpërgjigje ndaj streseve dhe eksperiencave traumatike të rendit paraprak feudal, por edhe ndaj prezencës së mëtutjeshme të elementit klerikal në institucione të rëndësishme edukative-arsimore, shkruan sot Albert Mecini në Koha Ditore.

Sporti dhe fenomeni i lojës që deri atëherë kishin karakter lokal dhe të zbavitjes momentale filluan të shihen si mjet dhe nevojë e rebelimit social nga ana e të rinjve, të cilët ishin të pakënaqur me gjendjen dhe politikat arsimore në kolegjet dhe institucionet edukative.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)