Duke lexuar romanin “Miliarderi”

Duke lexuar romanin “Miliarderi”

14 April 2018 11:03

Në këtë roman, thënë përmbledhtas, koha është kapur për fyti nga autori. Te “Miliarderi” nuk është instinkti dhe dora e politikanit Veton Surroi, por fund e krye intuita dhe dora e shkrimtarit. Inflacioni i monedhës (dinarit) kthehet në një metaforë gjithëpërfshirëse edhe të vlerësimit e të zhvlerësimit moral, shoqëror e politik të vetë njeriut, pra të personazheve përfaqësuese që gëlojnë në libër.

Si shkrimtar, ai jo vetëm është ndodhur në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, por ka bërë edhe gjënë e duhur. Surroi ka shkruar romanin që kurrkush tjetër nuk do ta rrokte dhe as do të dinte ta shkruante në këtë mënyrë, shkruan sot Zija Çela në Koha Ditore.

Romanin që shumëkush as do të donte ta dinte se është shkruar, aq më pak ta pranonte se dikush e ka shkruar, duke e rrokur picillak në këtë mënyrë. Autori ka shkruar një roman neo-ekzistencialist dhe, krahas guximit artistik e civil, patjetër me objektivizmin e tjetërllojshëm të bashkëkohësisë.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme