Yjet hollivudianë të mahnitur me Kosovën

13 April 2018 23:31

Mes dëshirës për të parë premierë filmin “Your Move” dhe aktorët protagonistë, u karakterizua mbrëmja sonte në ambientet e kinemasë Cineplexx.

Ashtu edhe si u paralajmërua, rreth orës 20:30, u bë parakalimi mbi tapet të kuq i aktorëve Robert Davi dhe Luke Goss.

Ata ishin të shoqëruar nga producenti i filmit, Cedric Magnin dhe ndihmësi i tij, biznesmeni shqiptar, Duka Gërvalla.

Por, fillimisht aktorët dhe regjisori hollivudian, për KTV-në treguan edhe emocionet dhe veçantinë e të qenit në Kosovë, pikërisht për premierën e filmit.

Filmi “Your Move” rrëfen historinë e një njeriu që duhet të shkojë në masa ekstreme për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me gruan dhe vajzën e rrëmbyer.

Me këtë projekt filmik, Goss ka bërë debutimin e tij regjisorial.

Ardhja në Prishtinë e aktorëve po konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës në vend.

e shtuna, filmi do të nisë së shfaquri në këtë rrjet të kinemave në Prishtinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme