Kulturë

Fatos Lubonja më 15 prill ekspozon fotografi të refugjatëve kosovarë në Kukës

Shkrimtari dhe analisti shqiptar Fatos Lubonja më 15 prill sjell ekspozitën “Bri plagomës prej nga derdhet dhimbja”, fotografi të refugjatëve kosovarë në Kukës gjatë vitit 1999.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se hapja e ekspozitës do të bëhet në ora 17:00 në galerinë Artcafe në Kukës, transmeton Koha.net.

Ekspozita do të shoqërohet me bisedë mes Fatos Lubonjës dhe kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, të cilët do të flasin rreth marrëdhënieve Kosovë – Shqipëri, me moderator Sulejman Dida.

Image