Në Prizren u promovua romani i Fate Velaj, “Nilkon”

Në Prizren u promovua romani i Fate Velaj, “Nilkon”

13 April 2018 16:02

Romani më i ri i shkrimtarit Fate Velaj, “Nilkon”, erdh për studentët dhe publikun vendas përmes Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ku sot është bërë promovimi .

Po këtë ditë është promovuar edhe pjesa e dytë e trilogjisë “Kreuztanne’ e këtij autori, që është edhe piktor, fotograf, eseist dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Rektori Vataj theksoi se është nder dhe privilegj për UPZ-në që të organizojë promovimin e krijimtarisë së një autori, veprat e së cilit flasin shumë. Punën e autorit e vlerësuan lartë edhe u.d. Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Dr. Flamur Shala dhe Prof. Dr. Vjollca Dibra.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme